Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka dhënë një intervistë për prestigjozen Maria Claire, duke pozuar në kopertinën e kësaj reviste.
Në një rrëfim të sinqertë për veten, Rita tregon të mirat dhe të metat e saj.
Këngëtarja mesa duket ka një problem me lidhjet intime, ajo thotë se dashuron thellësisht dhe kjo është një e metë e madhe.
“Bie shumë thellë në dashuri sa herë që krijoj një marëdhënie”, thotë Rita, ndërsa na informon gjithashtu edhe për jetën e saj private.
Aktualisht këngëtarja është single dhe thotë se të takojë njerëz të rinj apo të krijojë një marrëdhënie nuk është në prioritetet e saj për momentin.
Ajo synon ti dedikohet totalisht karrierës, ndërsa është duke punuar fort për të sjellë projekte të reja muzikore.
https://www.instagram.com/p/B19Oo8WDfQ5/Link: https://www.instagram.com/p/B19Oo8WDfQ5/
Burimi i lajmit: https://metro.co.uk/2019/09/05/rita-ora-admits-falls-love-really-hard-dating-isnt-main-priority-right-now-10688636/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByDYKozDS4X/