Yotube është gjobitur së fundmi me shifrën më të lartë të vendosur ndonjëherë.
Gjoba prej 170 milion dollarësh është vendosur pasi ky kanal akuzohet për mbledhje dhe shpërndarje të paligjshme të të dhënave personale të përdoruesve fëmijë nën moshën 13 vjeçare.
Sipas akuzave, kanali në fjalë ka gjurmuar përdoruesit e kanaleve për fëmijë pa lejën e prindërve, duke shpërndarë reklama miliona dollarëshe që kishin objektiv ata përdorues
Youtube është gjobitur nga Komisioni Federal i tregëtisë me 136 milion dollarë, ndërsa shifrën prej 34 milion dollarësh kompania do t’ja paguajë shtetit të New Yorkut.
Përveç pagesës së gjobës që është më e larta në histori vendosur për shkeljen e një ligji federal, kanalit Youtube do ti duhet të rishikojë edhe procesin e trajtimit të materialeve për fëmijë.
Link: https://variety.com/2019/digital/news/youtube-ftc-fine-170-million-coppa-kids-data-1203323004/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/apple-blur-business-communication-533463/