ShowBiz

Befason Loredana, a po lidhet me një femër pas ndarjes me Mozzik??

Loredana dhe Mozzik janë një prej çifteve më të përfolur së fundmi, pasi dyshohet se mund të jenë ndarë.

Lajmet janë ende nuk kuadrin e thashethemeve, por Loredana ka habitur jo pak së fundmi me disa foto të publikuara në instagramin e saj.

Ajo shfaqet së bashku me një femër tjetër ndërsa shkruan në gjermanisht “ Do të martohemi”.

Vajzat duken shumë të afërta me njëra tjetrën, ndërsa Loredana e shoqëron foton me një zemër të kuqe.

Shoqja e saj e ka ripostuar foton duke shkruar: “ Unë thashë po”, shoqëruar me një unazë.

Nuk e dimë nëse gjithçka është bërë në trajtën e një shakaje, por duhet pranuar se vajzat duken shumë të lumtura nën shoqërinë e njëra tjetrës.

Link: https://www.instagram.com/bonniestrange/https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/By0y8nrCnAB/https://www.instagram.com/p/Byu7Ol2CiL-/