Alban Skënderaj dhe Miriam Cani do të bëhen shumë shpejt prindër të një fëmije të dytë.
Lajmi u dha pak kohë më parë, ndërsa Miriam duhet të jetë në tre mujorin e fundit të shtatëzanisë.
Ata janë prindër të një vajze të vogël të quajtur Amelia, me të cilën postojnë vazhdimisht foto e video të ndryshme në rrjetet sociale.
Por fotoja e fundit që Alban Skënderaj ka postuar me të bijën është një prej fotove më të bukura që kanë së bashku.
Vogëlushja gjendet në krahët e të atit, ndërsa të dy buzëqeshin të lumtur në një pozë të shumë të ëmbël.
Krahas fotos Albani shkuan: “E paçmueshme” duke e shoqëruar me një zemër të kuqe.
Miqtë dhe fansat e këngëtarit e kanë pëlqyer veçanërisht foton, ndërsa kanë vërshuar me komplimenta dhe fjalë pozitive.
https://www.instagram.com/p/B2M22XggmCj/Link: https://www.instagram.com/p/B2M22XggmCj/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BlxvJUrH65N/