Dajana Shabani do të rikthehet sërish në ekran me të njëjtin ekip.
Lajmi është konfirmuar nga vetë moderatorja e cila njofton se së bashku me Besmir Metanin dhe Hermes Nikaj do ti shohim në një projekt të ri televiziv.
Ajo do të shfaqet sërish në ekranin e “Ora News”, por do të ndryshojë formatin dhe orarin e emisionit.
Dajana nuk ka dashur të zbulojë më shumë, por është shprehur mjaft mirënjohëse që u mbështet në këtë ide të re.
Ajo premton mjaft surpriza, ndërsa mësohet se emisioni do të transmetohet në orët e darkës.
Dajana u shkëput nga emisioni i mëngjesit të cilin e drejtonte prej vitesh, emision ky që tashmë do të drejtohet nga Arjola Shehu dhe Kelvi Kadilli.
Link: https://www.instagram.com/dajana_shabani/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxJzO4FHbq4X5WyN_o6JlCsdltg3XDscXwGxaI0/