Ajo është duke pushuar së fundmi në ishujt Mauritus dhe poston vazhdimisht foto nga aventurat e saj në ishull.
Së fundmi Tuna është shfaqur duke pozuar e ulur mbi një breshkë gjigande, por duket se ky veprim nuk i ka pëlqyer aspak fansave.
Ata kanë vërshuar në komente negative, duke mos e konsideruar aspak normal këtë veprim të Tunës.
“ S’kisha parë ndonjëherë veprim të tillë, aspak e këndshme”, thotë një komentuese, ndërsa një tjetër i thotë Tunës të çohet pasi po i zë frymës kafshës së gjorë.
Këngëtarja nuk ka reaguar ndaj këtyre mesazhe, madje as nuk e ka fshirë foton pavaresisht gjithë komenteve negative.
Tuna është parë e vetme në këto pushime, pa djalin dhe bashkëshortin.
Kjo ngjalli jo pak dyshime për martesën e çiftit, shumica dyshuan për një ndarje mes tyre, por deri tani nuk ka asnjë konfirmim për një gjë të tillë.
https://www.instagram.com/p/B2M9eOCFJ_i/Link: https://www.instagram.com/p/B2M9eOCFJ_i/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bxc-lCThP3I/