Adelina Tahiri ka organizuar një festë madhështore për ditëlindjen e të birit.
Joni mbushi 1 vjeç dhe Adelina së bashku me bashkëshortin kanë organizuar një festë gjigande me qindra të ftuar.
Atmosfera në festë ishte krejt e veçantë me muzikë, argëtim, dhurata e mjaft të ftuar të cilët e uruan vogëlushin në ditëlindjen e parë të tij.
Momenti më i veçantë i mbrëmjes ishte padyshim torta gjigande sa Joni në këmbë, ndërsa vogëlushi bëhet kuriozë të kapë fishekzarret e vendosura rreth tortës.
Në një moment tjetër gjatë mbrëmjes shohim Adelinën teksa kërcen me vogëlushin pranë tortës.
Të shumta kanë qënë urimet me këtë rast nga miq e të afërm të çiftit, të cilët patën mundësinë të shijonin këtë festë të veçantë.
Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0TqQVIAcd_/