ShowBiz

Djali i Almedës në rolin e parë si aktor, publikohen pamje nga filmi, vogëlushi do t’ju bëjë për vete

Tolgahan Saysman do të shfaqet së fundmi në një serial të ri të quajtur “Kampioni”.

Seriali do të nisë mbrëmjen e sotme në ekranet turke, ndërsa Almeda ka publikuar paraprakisht promon e serialit.

Pjesë e serialit do të jetë edhe vogëlushi Efehan, i cili shfaqet në fillim të filmit dhe do të luajë rolin e djalit të personazhit kryesor që luhet nga Tolgahan.

Ky i fundit vjen në rolin e boksierit, ndërsa në promon e serialit shfaqet fillimisht me vogëlushin Efehan i cili ishte vetëm 2 muajsh kur janë xhiruar skenat e para të serialit.

Në video ai duket shumë i ëmbël në krahët e të atit, ndërsa në pjesët e tjera të serialit zëvendësohet nga një tjëtër aktor më i madh në moshë.

https://www.instagram.com/p/B2HvxStFt0x/

Link: https://www.instagram.com/p/B2HvxStFt0x/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxvFTSSlZ74/