ShowBiz

Kimit i shpëton ende në mbathje, nuk e imagjinoni çfarë ka menduar për të zgjidhur hallin

E ftuar në emisionin “The tonight Show” të Jimmy Fallon, Kim është treguar më e sinqertë se ç’duhet duke rrëfyer disa nga të fshehtat e saj.

Ajo e pranoi përpara moderatorit se shumë herë ka urinuar në mbathje, pasi e ka pasur të vështirë të heqë korsenë.

Ky pohim i Kimit ka shkaktuar të qeshura, ndërsa ajo ka vijuar më tej duke treguar se çfarë ka menduar për të zgjidhur këtë çështje.

Korsetë që ajo ka hedhur në treg dhe që shërbejnë për të të treguar më të dobët, janë shumë të vështira për tu hequr.

Kim ka menduar që në të ardhmen korsetë e reja të kenë një vrimë të vogël për të lehtësuar procesin e urinimit.

Gjatë emisionit Kim ka treguar gjithashtu mesazhet që shkëmben më së shumti me bashkëshortin e saj, ndërsa ka treguar publikisht cili ishte mesazhi i fundit që ka marrë prej tij.

https://www.instagram.com/p/B2S-PpPAd0e/

Link: https://www.instagram.com/p/B2S-PpPAd0e/

Burimi i lajmit: https://metro.co.uk/2019/09/12/kim-kardashian-admits-gets-pee-considers-pee-hole-skims-shapewear-10729229/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxhpTzkAW9s/