ShowBiz

Jeton Ramiqi, këngëtari i ri që po njeh vetëm ngjitje në muzikë

Ai është një djalë i ri që së fundmi ka nisur karrierën në muzikë dhe ka rregjistruar suksese që në hapat e para.

Jeton Ramiqi që për publikun është i njohur si MVJ ka publikuar së fundmi një tjetër këngë që premton të kthehet në hit njësoj si projektet e para muzikore.

Jetoni është nga Gjilani, por ka lindur dhe është rritur në Zvicër.

Muzika është shumë e rëndësishme për të dhe në këtë nismë të ndërmarrë ka pasur dhe vazhdon të ketë mbështetjen e familjes dhe të miqve të tij.

Kënga e tij e fundit “E imja”,  është pritur mjaft mirë nga publiku.

Falë ritmeve muzikore dhe zërit karakteristik të këngëtarit ajo është kthyer tashmë në një prej këngëve më të preferuara të fansave të tij.

Kënga e  parë e Jetonit “S’ka dashni”, e bëri këngëtarin të njohur dhe u prit mjaft mirë, më pas ai vjen me një tjetër hit këngën “ Lule kuqe”,  e cila shumë shpejt rrëmbeu zemrat e fansave të tij.

Kënga e fundit “ E imja”, pritet të ketë edhe më shumë sukses, pasi deri tani është pëlqyer nga publiku, ndërsa ka marrë shumë klikime dhe komente pozitive.

https://www.youtube.com/watch?v=ricCkcbvAIE

Link: https://www.youtube.com/watch?v=ricCkcbvAIE

Burimi i fotos: https://www.youtube.com/watch?v=ricCkcbvAIE