ShowBiz

Një dhomë e tërë me tullumbace e lule për Eminën, modelja feston 35 vjetorin në një super atmosferë

Modelja Emina Çunmulaj ka festuar 35 vjetorin e lindjes në një atmosferë krejt të veçantë.

E rrethuar nga familjarët e saj ajo shprehet shumë e lumtur, ndërsa thotë se gjithmonë e ka mendur moshën si diçka të frikshme, por sot ndihet e bekuar pasi ka çdo gjë për të cilën ka nevojë.

Një surprizë e veçantë i ka ardhur asaj nga bashkëshorti dhe vajzat të cilët i kanë mbushur një dhomë të tërë me tullumbaca e lule.

Ajo është shprehur mjaft e lumtur, ndërsa falënderon zotin për familjen e shëndetshme dhe të bukur që ka.

Eminën e kanë uruar me këtë rast miq, familjarë e fansa të shumtë, komentet e të cilëve ajo i ka ripostuar në instastory.

Link: https://www.instagram.com/eminacunmulaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/ByLSpuknxUe/