ShowBiz

Këngëtarja e njohur, dorëzon letrat e divorcit në gjykatë, nuk ka më kthim mbrapa për çiftin

Kriza në marrëdhënien bashkëshortore po çon drejt ndarjes një tjetër çift të famshëm.

Këngëtarja britanike Adele që prej muajit prill po diskutohet në media për problemet në martesën e saj, ndërsa së fundmi duket se ka vendosur ti japë fund.

Ajo ka dorëzuar në gjykatë dokumentat e divorcit nga bashkëshorti i saj Simon Konecki, duke i dhënë fund shpresave për një pajtim mes tyre.

Çifti u shpreh se pavarësisht ndarjes dhe mosmarëveshjeve që patën së bashku, ata do të përpiqen të jenë gjithmonë bashkë për djalin e tyre.

Angelo djali i vetëm i çiftit ka lindur në 2012 dhe sot është 7 vjeç.

Adele dhe bashkëshorti i saj nuk kanë reaguar më lidhur me këtë ngjarje, por kanë vendosur ti japin fund në mënyrë definitive.

https://www.instagram.com/p/BV7fRmrFahG/

Link: https://www.instagram.com/p/BV7fRmrFahG/

Burimi i lajmit: https://www.theguardian.com/music/2019/sep/13/adele-files-for-divorce-following-separation-from-husband-simon-konecki

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1B3Us_ACO2/