Moderatorja e njohur Luana Vjollca pas publikimit të këngës “Ti amo”, është duke punuar për sezonin e ri televiziv.
Ende nuk e dimë nëse moderatorja do të vijë sërish me “Shiko kush luan”, apo me ndonjë format tjetër televiziv, por dimë se ka premtuar shumë surpriza të cilat do të mund ti zbulojmë shumë shpejt.
Ajo ka postuar së fundmi një foto ndërsa shprehet e lumtur që ka arritur 1,6 milion ndjekës në Instagram.
Në këtë foto ajo shfaqet tejet përvëluese, duke pozuar pranë pishinës me një palë bikini në ngjyrë të zezë, ndërsa ekspozon format e saj seksi.
Ajo duket mjaft në formë dhe pavarësisht angazhimeve të shumta së fundmi ka gjetur kohën për të falënderuar fansat që e ndjekin dhe i japin frymëzim për projektet e saj si në television ashtu edhe në muzikë.
https://www.instagram.com/p/B2bizUkndID/Link: https://www.instagram.com/p/B2bizUkndID/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0ZBWMAn5_T/