Mund të tingëllojë absurde, por është shumë e vërtetë, trupi i një njeriu është i aftë të lëvizë deri në 17 muaj pas vdekjes.
Një grup studiuesish australianë kanë studiuar gjendjen e disa trupave pas vdekjes dhe kanë vënë re një fenomen shumë të çuditshëm.
Të gjithë trupat u vunë re teksa kryenin lëvizje të lehta për disa muaj me radhë.
Studiuesit kanë filmuar për disa muaj trupat e vdekur dhe vunë re lëvizje të shpeshta gati çdo një orë kryesisht të krahëve.
“Ne mendojmë se lëvizjet lidhen me procesin e dekompozimit të trupit”, thonë ekspertët, por këto lëvizje të shpeshta kanë qenë surprizuese edhe për vetë ata, pasi shkencërisht pavarësisht procesit në fjalë shpeshtësia e lëvizjes së gjymtyrëve nuk është e shpjegueshme.
Link: https://bigthink.com/surprising-science/dead-bodies-move?rebelltitem=2#rebelltitem2
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/black-and-white-dead-die-diving-9786/