Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij italiane Monica, do të bëhet prindër të një fëmijë të dytë.
Arkitektja simpatike është në muajt e fundit të shtatzanisë, por vetëm tani ka vendosur të zbulojë gjininë e fëmijës.
Ajo ka postuar në instastoryn e saj një foto të Lorikut, ndërsa bashkangjit një palë këpucë foshnjesh ngjyrë rozë, duke shkruar se është një vajzë.
Kohë më parë Lorik Cana u shpreh se kishte dëshirë të bëhej me një vajzë dhe mesa duket dëshira e tij do të plotësohet shumë shpejt.
Fëmija i parë i çiftit është një djalë me emrin Bojken, i cili do të bëhet shumë shpejt me një motër.
Link: https://www.instagram.com/moniquercana/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BrGc4qBAZPL/