Raiden mbushi një vjeç dhe mami Jona i ka organizuar një festë të veçantë me këtë rast.
Në disa foto të shpërndara në Instagram moderatorja pozon me të birin në krah mjaft e lumtur.
Prapa saj vihet re një ambjent mjaft festiv, mbushur me tullumbuaca, tortë dhe personazhe vizatimorë.
Pamja e vogëlushit me fytyrën e qeshur në krahët e të ëmës është gjëja më e bukur që keni parë.
Ndërkaq Jona ka emocionuar jo pak edhe lidhur me mesazhin që ka shkruar krahas fotove.
“Dje shfaqjen na e kishte rezervuar Raiden, emocionet i perjetuam te gjitha ne…
E kap veten shpesh duke falenderuar zotin qe me ka perkedhelur mjaft, qe vetem ne 1 vit me ka dhene mundesine te jetoj qindra lloje ndjesish se bashku, gje me te bukur nuk paska… Ps: Jam mama, me lini te jem patetike”.
Ky mesazh i Jonës në ditëlindjen e të birit është pëlqyer veçanërisht nga miqtë dhe të afërmit e moderatores, të cilët kanë shprehuru urimet e tyre për ditëlindjen e vogëlushit.
https://www.instagram.com/p/B2kAbm2BnMn/Link: https://www.instagram.com/p/B2kAbm2BnMn/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Byxu-sVF1yt/