Moderatorja Luana Vjollca prej kohësh po përgatitej për sezonin e ri televiziv.
Ajo kishte zbuluar shumë pak detaje, duke na i lënë gjithçka surprizë, por sot vendosi të na ndriçojë.
Luana edhe këtë sezon do të sjellë sërish emisionin “Shiko kush luan” në ekranin e “Top Channel”.
Emisioni rikthehet në 28 shtator dhe do të transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00.
“Bletët punëtore e bënë gati skenën”, thotë Luana ndërsa shihet edhe vetë duke ngulur gozhdë e duke salduar.
Ajo lajmëron gjithashtu edhe blerjen e re të këtij sezoni aktorin Rezart Veleshnja i cili do të jetë kapiteni i njërës prej skuadrave, ndërsa skuadra tjetër do të ketë kapitetin e vitit të kaluar Florian Binaj.
“Shiko kush luan”, rikthehet me surpriza këtë sezon, të paktën kështu ka premtuar moderatorja, ndërsa shohim se do të ketë ndryshime edhe në skenografi.
https://www.instagram.com/p/B2lyQZ7nupD/Link: https://www.instagram.com/p/B2lyQZ7nupD/
Burimi i lajmit: https://www.instagram.com/p/B2OeJZ1H0GZ/