ShowBiz

Fjolla Morina përvesh mëngët në fshat, mbledh speca dhe “punon” tokën

Këngëtarja Fiolla Morina ka kaluar së fundmi një ditë duke bërë punë fshati.

Ajo shfaqet në një serë duke mbledhur specat dhe domatet dhe duket mjaft e lumtur për ditën e kaluar mes prodhimeve bio.

Fjolla ka patur gjithashtu kënaqësinë të bëjë një xhiro majë një traktori të kuq, ndërsa me humor shkruan: “Ferrari 2020, Las Vegas Babik”.

Kjo ditë ishte mjaft e veçantë për Fjollën ajo vetë e ka konsideruar si ditën e fermës dhe një prej ditëve më të bukura.

Këngëtarja ka sjellë për fansat e saj, disa këngë të suksesshme të cilat janë shndërruar shumë shpejt në hite.

https://www.instagram.com/p/B2ok2Zhp8h6/

Link: https://www.instagram.com/p/B2ok2Zhp8h6/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BcarvCwgU9x/