Prestigjozja britanike “Global Woman” ka zgjedhur për kopertinën e muajit shtator moderatoren e njohur shqitare Luana Vjollcën.
Luana ka folur në një intervistë ekskluzive mbi fuqinë dhe forcën e femrës, dëshirat, ëndrrat dhe pasionet e saj për jetën.
Elokuente e buzëqeshur dhe pozitive, ajo di se si ta bëjë publikun për vete, është përshkrimi që i bëhet moderatores në fillim të shkrimit, ndërsa përmendet edhe ana e saj humane me vepra të ndryshme bamirësie sidomos për fëmijët në nevojë.
Kur e pyesin se cili është çelësi i suksesit të saj, moderatorja përgjigjet puna dhe vetëm puna.
“Përfundimisht unë besoj se nëse punon fuqishëm, të gjitha ëndrrat dhe dëshirat, do të realizohen një ditë. Nuk ka asnjë gjë të pamundur, ka vetëm gjëra të mundura që me shumë punë dhe pasion mund të realizohen një ditë”, thotë Luana gjatë intervistës.
Moderatorja shfaqet në kopertinën e revistës veshur në Lejla, me flokët e lagura dhe duhet pranuar se duket tejet sensuale.
https://www.instagram.com/p/B2q3Av_n3En/Link: https://www.instagram.com/p/B2q3Av_n3En/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BsGI7Rsg0K_/