Të shtunën e fundit të shtatorit rikthehet në ekran “Shiko kush luan” nën moderimin e Luana Vjollcës.
Moderatorja ka rrëfyer në një seancë pyetje përgjigje në Instagram disa nga vështirësitë për realizimin e emisionit, ndërsa zbulon edhe disa detaje.
Ajo e ka konsideruar “Shiko kush luan”, një prej emisioneve më të vështira, por edhe më të bukura duke parë sesa e do publiku.
Moderatorja na ka treguar se e nis ditën në orën 8 ose 9 në mëngjes dhe e përfundon deri sa e zë gjumi ku të mundet, duke dëshmuar kështu punën e madhe që bën për të realizuar një emision.
Luana na ka zbuluar gjithashtu se do të risjellë këtë sezon disa nga lojrat e sezonit të kaluar, por që do të jenë edhe më argëtuese e pikante.
Ajo ka garantuar të qeshura dhe argëtim pa fund në këtë sezon të ri, ndërsa ende nuk ka zbuluar se kush do të jenë të ftuarit e parë.
Link: https://www.instagram.com/luanavjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2OeJZ1H0GZ/