Këngëtarja Vesa Luma është rikthyer sërish në Zelandën e Re, ku po jeton dhe punon tashmë prej gati dy vitesh.
Pasi kaloi sezonin e verës në Shqipëri për të mbyllur disa projekte të saj, tashmë është bashkuar me të shoqin në Zelandën e Re ku ka nisur punën.
Në disa foto e video të shpërndara në instastory Vesa shfaqet në një shkollë muzike, ku ka marrë me vete edhe të birin.
Ajo ka postuar një video të Liam që i bie veglave muzikore dhe duket kaq i ëmbël dhe i apasionuar pas muzikës.
Mesa duket vogëlushi do të ecë në hapat e prindërve pasi që tani ka shfaqur talent në muzikë.
Link: https://www.instagram.com/vesaluma/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1ju-jFJIzz/