Një lajm i rremë për një tërmet me pasoja katastrofike i përhapur fuqishëm në mediat online, ka shkaktuar panik tek qytetarët.
Shumë prej tyre kanë braktisur shtëpitë dhe kanë mbushur rrugët e kryeqytetit duke shkaktuar kaos.
Madje ka pasur edhe nga ata që janë larguar nga Tirana, në drejtim të një qyteti më të sigurit.
E gjithë kjo situatë aspak e këndshme, duket se ka shërbyer veç të tjerash edhe për të bërë humor.
Aktori i njohur i humorit Bes Kallaku duke u nisur nga situata e krijuar ka shpërndarë një foto në instagramin e tij i maskuar si skifter, ndërsa mbi foto shkruan: “Personi që e përhapi lajmin dhe bëri që gjithë mileti të dilnin nga shtëpitë e tyre”
Kjo foto ka shkaktuar humor dhe të qeshura, çka shihet edhe në komentet poshtë saj.
Shumica e fansave të aktorit kanë shpërthyer në të qeshura, duke rikujtuar situatën e krijuar mbrëmjen e kaluar.
https://www.instagram.com/p/B2uryeBBKeA/Link: https://www.instagram.com/p/B2uryeBBKeA/
Burimi i fotos: https://pixabay.com/photos/earthquake-seismograph-seismic-wave-3167693/