ShowBiz

Albi Nako dhe Alba sërish bashkë? Koreografi jep lajmin e bukur

Koreografi Albi Nako që pas ndarjes nga Klaudia Pepa është përfolur për një lidhje dashurie me balerinën Alba Hoxha.

Ata të dy janë parë vazhdimisht nën shoqërinë e  njëri tjetrin madje është dyshuar se mund të kenë qënë bashkë, ndërsa së fundmi u përfol se u ndanë edhe pse asnjëherë nuk e pranuan të ishin lidhur.

Por duket se thashethemeve për një ftohje të marëdhënies mes tyre, sapo i dha fund Albi Nako.

Ai ka postuar në instagramin e tij një video të Albës ndërsa njofton se ajo do të jetë pjesë e “albinakodanceakademy” si pedagoge në tre disiplina balet modern, street jazz dhe dance kontemporan.

Ky bashkëpunim i ri mes tyre, sapo i dha fund thashethemeve se ata të dy nuk janë më bashkë.

Nuk e dimë ende nëse janë të lidhur apo jo, por të paktën në  aspektin profesional dhe atë shoqëror janë ende së bashku.

https://www.instagram.com/p/B2wxjR4nBAm/

Link: https://www.instagram.com/p/B2wxjR4nBAm/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxH7Ae3p_l-/