Moderatorja Arbana Osmani vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes sa i takon romancës së saj me regjisorin e emisionit Eduard Grishaj.
Pavarësisht se asnjëri prej tyre nuk ka bërë asnjë konfirmim, dyshja gjithnjë e më shumë po na bindin për romancën e tyre me udhëtimet së bashku dhe me komentet e dashurisë nëpër foto.
Por Arbana njihet gjithashtu edhe për raportin e mirë shoqëror që ka me Xhemin, ndërsa i shohim shpesh nën shoqërinë e njëra tjetrës.
Arbana ka postuar në instastory një foto me Xhemin, ndërsa shfaqen duke drekuar.
Arbana shkruan: Pjesa më e mirë e ditës, drekë me vogëlushen time”, siç ka vendosur ta quajë Xhemin me përkëdheli.
Vajzat duken mjaft të lumtura nën shoqërinë e njëra tjetrës duke u shfaqur të buzëqeshura.
Miqësia mes tyre është komentuar me humor disa herë edhe nga Eduardi, i cili përmes batutave është shprehur xheloz për miqësinë e ngushtë të vajzave.
Link: https://www.instagram.com/arbanao/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0dRPWHADAs/