ShowBiz

Futet në dollapin e rrobave, djali i Adelina Tahirit do t’ju bëjë të qeshni me lot

Ai sapo mbushi një vjeç dhe është një fëmijë vërtetë i këndshëm, ndërsa mami Adelina hedh vazhdimisht foto e video të tij në Instagram.

Vogëlushi Jon shfaqet së fundmi duke ardhur vërdallë nëpër shtëpi, kalon fillimisht në raftin e këpucëve të Adelinës, ndërsa më pas ndalet tek dollapi i rrobave.

Ky dollap mesa duket e ka tërhequr vogëlushin, pasi aty ndalet gjatë dhe madje futet brenda, ndërsa Adelina i thotë që të dalë vogëlushi nuk e paska me qejf.

Kjo është një video vërtetë shumë e ëmbël dhe Joni duket shumë kurioz për të eksploruar gjithandej, ashtu sic ndodh me të gjithë fëmijët në atë moshë.

Vogëlushi  festoi një vjetorin e lindjes vetëm pak kohë më parë me një ceremoni madhështore organizuar nga Adelina dhe bashkëshorti i saj, ku ishin të ftuar qindra miq të çiftit.

Vogëlushi mori nga prindërit e tij dhuratën më të veçantë një foto të yjeve në qiell, natën kur ai lindi.

Link: https://www.instagram.com/adelina_tahiri1/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BwZRY1tnOfc/