ShowBiz

“E dashur mami ti punon shumë”, Orgesa Zaimi shpërthen në lotë nga letra e të bijës, është kaq emocionuese

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur Orgesa Zaimi na ka emocionuar shumë së fundmi me një letër të së bijës, të cilën e ka postuar në instastory.

Vogëlushja Bora e cila është në klasën e dytë, ka pasur një detyrë klase për të shkruar një letër dhe ajo ka vendosur që këtë letër t’ja shkruajë të ëmës.

Në këtë letër emocionuese Bora shkruan: “E dashur mami, ti punon shumë dhe nuk pushon kurrë. Ti merresh vetëm me ne. Tani është radha jonë që të kujdesemi për ty. Do të filloj që nga sot, në rregull. Me dashuri Bora”.

Kjo letër ka shkaktuar mjaft emocione tek Orgesa e cila shkruan: “Kur Bora pa asnjë qëllim të keq të bën t’ja plasësh të qarit, e dua vajzën time, ajo është versioni im më i mirë”.

Kjo letër e veçantë do të emociononte dhe prekte çdo nënë.

Orgesa është nëna e dy fëmijëve Borës dhe një djali më të vogël në moshë.

Link: https://www.instagram.com/orgesazaimi/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2lW8rhF7RY/