Për të gjithë ata që kanë pasion udhëtimin me siguri janë njohur apo kanë qënë pjesë e traditave më të çuditshme në botë, të cilat supozojnë se sjellin fat duke u organizuar çdo vit në formën e festivaleve.
Më konkretisht përmendimin
- Festivali i domateve në Spanjë
Ky është një ndër festivalet më të famshme në botë, mbahet të mërkurën e fundit të gushtit në qytetin e Bunolit në Spanjë dhe konsiderohet si lufta më e madhe me domate. Për të marrë pjesë aty duhet të blesh një biletë dhe të gjuash sa më shumë persona me domate. E gjithë kjo bëhet thjesht për argëtim dhe atmosfera e krijuar është shumë e veçantë.
- Rrotullimi i djathit në Angli
Një tjetër traditë e çuditshme është ajo e rrotullimit të djathit nga një kodër në Angli. Ky festival organizohet të hënën e fundit të muajit maj, ndërsa një dyzinë njerëzish rrokullisen nga kodra në ndjekje të djathit. ai që arrin i pari ta kapë atë shpallet fitues dhe mund ta mbajë djathin.
- Spërkatje me kanellë
Të gjithë personat mbi 25 vjeç që janë ende beqarë në Danimarkë çdo vit spërkaten me kanellë. Ndërsa pasi mbush 30 dhe ende nuk je martuar, kanella zëvendësohet me piper.
- Monedhat e ëmbla në Bolivi
Në vitin e ri në Bolivi në të gjitha dyqanet shiten biskota dhe ëmbëlsia të shumta, të cilat në disa raste janë të mbushura me monedha. Në rast se të qëllon një biskotë e tillë supozohet që viti do të shkojë mbarë.
- Beteja e portokalleve
Në qytetin e Ivreas në itali çdo vit improvizohet një betejë midis njerëzve dhe tiranit qeverisës. Beteja nuk zhvillohet me armë por me portokalle. Për ta realizuar mijëra kilogramë portokallë dhe zhvillohet një luftë e vërtetë që simbolizon lirinë.
- Festivali i majmunëve
Në Tajlanë çdo vit organizohet një festival me majmunë i cili konsiderohet si fatsjellës.
Përveç pjesmarjes së majmunëve në të gjitha aktivitetet edhe vetë njerëzit vishen, maskohen dhe mësojnë të kërcejnë si majmunë dhe me majmunët, për të patur sa më shumë fat dhe lumturi gjatë vitit.
Link: https://alhambra-instituto.org/8-strange-traditions-in-the-world/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/close-up-photography-of-group-of-people-974320/