Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana u bënë prindër për herë të katërt, pas ardhjes në jetë një ditë më parë të vogëlushes Ana.
Lajmin e dha si fillim këngëtari në instagramin e tij, ndërsa sot Ariana ka postuar foton më të ëmbël që keni parë ndonjëherë.
Ana është e veshur e gjitha në rozë, ndërsa ka një buzëqeshje ëngjëlli në fytyrë.
Ndërsa në një tjetër foto shfaqet edhe Ariana nga ambjentet e maternitetit së bashku me të bijën, ndërsa falënderon stafin mjekësor që u kujdes për të.
Ermali dhe Ariana janë tashmë prindër të 3 vajzave dhe një djali.
Gjatë ditës së djeshme Ermali postoi një foto shumë të veçantë të tre fëmijëve të tij që kishin rrethuar motrën e porsalindur.
Link: https://www.instagram.com/p/B26MRPWhKWA/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Bzs-rz1BTD9/