ShowBiz

Zbulohet veshja e Luanës natën e parë të spektaklit, moderatorja ka një mesazh të rëndësishëm

Moderatorja Luana Vjollca do të nisë sot sezonin e ri të emisionit “Shiko kush luan”.

Me një skenografi të re dhe ndryshime në staf, moderatorja premton surpriza të reja në këtë sezon.

Ajo njoftoi më herët kapitetin e ri të njërës prej skuadrave Rezart Veleshnjan, ndërsa sot ka postuar një foto me veshjen që mund të ketë në natën e parë të spektaklit.

Atë e shohim me një veshje krejt të veçantë me një palë pantallona të zeza lëkure, një këmishë të bardhë me një papion të zi sipër të cilës këngëtarja ka disa rripa që të japin përshtypjen e kombinosheve, por që nuk janë të lidhur me pantallonat.

Me anë të kësaj veshjeje thuhet se moderatorja do të japë në mbrëmje një mesazh shumë të veçantë, ndërsa fansat e saj mezi presin ta zbulojnë, çfarë ka për të thënë ajo.

“Shiko kush luan”, do të rikthejë disa nga lojrat e famshme, ndërsa do të sjellë surpriza dhe të reja mjaft interesante.

https://www.instagram.com/p/B281NiBHCQR/

Link: https://www.instagram.com/p/B281NiBHCQR/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0GVzbHHSgh/