Moderatori Kelvi Kadilli pas një periudhe të gjatë në Top Channel vendosi të largohej nga ky ekran për tu shfaqur në “Ora News” ku drejton emisionin e mëngjesit së bashku me Arjola Shehun.
Gjatë një interviste në “Why not”, të emisionit të drejtuar nga Roza Lati, Kelvi rithekson edhe njëherë se nga “Top Channel” është larguar vetë, ndërsa zgjedh ta shoqërojë largimin e tij me një shprehje të famshme.
“Uji, kur rri shumë në një vend për të mos thënë që qelbet, ndotet, kështu që mu desh të lëvizja”, thotë Kelvi gjatë intervistës, duke dashur kështu të rrëfejë se në jetë të duhet të kesh guximin të ndryshosh për të patur më shumë sukses.
Fillimisht Kelvi u bë i njohur në ekranin e “InTv”, më vonë kaloi në “Top Channel”, ndërsa tashmë e shohim në “Ora News” duke drejtuar një format krejt ndryshe nga ata që ka drejtuar më parë.
https://www.instagram.com/p/B3B-XwBg8X5/Link: https://www.instagram.com/p/B3B-XwBg8X5/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B28jQE5ACEg/