ShowBiz

Pendohet ish e dashura e Stresit,Kejsi rrëfen çfarë i ka mbetur peng

Stresi dhe Kejsi dyshja më e përfolur e showbizit shqiptar prej kohësh nuk janë më bashkë.

Ata deri para pak kohësh ishin në qendër të vëmendjes për çdo lëvizje të tyre.

Edhe pse asnjë prej tyre nuk ka konfirmuar diçka të re, mediat kanë aluduar sa herë që shohin këngëtarin në shoqërinë e  një femre tjetër.

Por së fundmi është Kejsi ajo që dashur pa dashur është vënë sërish në qendër të vëmendjes.

Gjatë një seance pyetje përgjigje në instagramin e saj, Kejsin e pyesin nëse është penduar ndonjëherë në jetë dhe ajo përgjigjet:

“S’kam shkuar në koncertin e Kidës kur isha në Shqipëri, se pas saj mbaroj, këto janë llojet e pendimeve të mia se për gjë tjetër s’ka pse”

Kejsi mesa duket nëpërmjet kësaj përgjigjeje ka dashur të rrëfejë se nuk është penduar aspak për vendimet që ka marrë në jetë, duke thumbuar reperin.

Kjo është përgjigjia e parë edhe pse indirekte që pas ndarjes së tyre.

Ndërkaq Stresi vijon projektet e tij muzikore në Shqipëri, ndërsa Kejsi jeton prej kohësh në Kanada.

Link: https://www.instagram.com/bkc___/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0JgywYA9tC/