ShowBiz

Nuk do ta besoni si e nis ditën Alketa, moderatorja ndan me fansat rutinën e mëngjesit në shtëpi

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu na ka bërë pjesë të rutinës së saj çdo mëngjes.

Në një video të shpërndarë në instagram Alketa na tregon se si e nis ditën duke bërë Yoga.

Alketa shfaqet fillimisht rreth orës 7 e 30 minuta të mëngjesit ndërsa ecën në oborrin e saj për të vijuar më pas me sportin që e ushtron çdo mëngjes dhe që mesa duket e ndihmon ta nisë ditën me energji pozitive.

Alketa shfaqet duke e ushtruar Yogën në ambjentet e shtëpisë, më saktë në pjesën e palestrës ku çdo mëngjes preferon të kalojë pak kohë para se të nis aktivitetin e saj të përditshëm.

Moderatorja ka postuar gjithashtu edhe disa foto në instagram nga ambjentet e palestrës, ndërsa pyet fansat se sa herë në javë bëjnë sport.

Yoga është një sport që njihet gjerësisht për aftësitë e tij në rritjen e përqëndrimit ndërsa i bën mirë si trupit ashtu edhe mendjes.

https://www.instagram.com/p/B3EXOw2nIkE/

Link: https://www.instagram.com/alketavejsiu/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1t0NDAHUHs/