Aktualitet

Skandal, zbulohet fabrika e bebeve, gra shtatëzana rrëmbehen dhe detyrohen të shesin fëmijët

Një skandal i përmasave gjigande është zbuluar nga policia në Nigeri.

Rreth 19 femra të moshës 15 deri në 28 vjeç janë gjetur në një pronë private në periferi të një province të quajtur Lagos në Nigeri.

Gratë mendohet se janë rrëmbyer me qëllimin që të mbeteshin shtatëzanë e më pas fëmijët e tyre të shiteshin.

Një zyrtar i policisë tha se një foshnje e gjinisë mashkull shitej për shifrën e 1400 dollarëve, ndërsa një femër 830 dollarë.

I njëjti burim tha se fëmijët shërbenin për tu trafikuar, por nuk dihet me saktësi lloji i trafikut.

Histori të tilla me të ashtuquajtura “Fabrika fëmijësh”, janë të zakonshme në Nigeri.

Vetëm një vit më parë gjatë një operacioni të ngjashëm arritën të shpëtohen nga trafikimi rreth 160 foshnje.

Link: https://www.bbc.com/news/world-africa-49877287

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/standing-woman-holding-her-belly-1765353/