Moderatoren Bora Zemani do ta shohim shumë shpejt nën drejtimin e një tjetër spektakli këtë herë në fushën e modës.
Bora do të bashkëpunojë në këtë projet të ri me stilistin e njohur Ardi Asllani.
Ky i fundit ka postuar në instagramin e tij spotin e emisionit i cili është konceptuar në formën e një gare midis stilistëve të rinj, të cilët do të shfaqin talentin e tyre duke veshur personazhe të ndryshëm.
Ky projekt i ri pritet të nisë shumë shpejt dhe do t’ju japë mundësi të gjithë talenteve në fushën e modës të shprehin kreativitetin e tyre përmes stilimeve gjatë emisionit.
Moderatorja drejtoi për një sezon emisionin 3-shat së bashku me vëllezërit binjak, Donald dhe Romeo Veshaj.
Tashmë pritet të sjellë projektin e ri i cili mendohet të ngjallë interes të veçantë tek publiku e veçanërisht tek adhuruesit e modës dhe trendeve të reja.
https://www.instagram.com/p/B3Eoa9FALA1/Link: https://www.instagram.com/p/B3Eoa9FALA1/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1wUbdWDETE/