Aktualitet

Muharrem Ahmeti, probleme serioze me shëndetin, miku i tij informon për gjendjen e këngëtarit

Këngëtari i njohur Muharrem Ahmeti ka pasur së fundmi probleme serioze me shëndetin, ndërsa thuhet se mund të ketë kaluar një infarkt.

Miku i tij Kristian Xhaferraj përmes një njoftimi në facebook ka njoftuar se këngëtari ka kaluar një situatë shumë të vështirë, por është gjallë, ndërsa i fton të gjithë ata që postojnë lajme jo të vërteta mbi situatën ti fshijnë menjëherë ato.

Në statusin e tij ku shfaqet në një foto me këngëtarin, Kristian thotë:

“Përshëndetje të gjithë shok, kolegë të vëllait tonë Muharrem Ahmeti, është e pamundur ti përgjigjem çdo njerit prej jush kam mbi 700 telefonata. Vërtetë ka kaluar një gjendje të rëndë shëndetësore por është gjall, i lutem të gjithëve që postojnë info të rreme ti fshijnë sepse nuk janë të vërteta. Vëllai jonë ka nevojë për lutjet tona që gjendja e tij të bëhet më mirë”.

Statusi ka marrë komente pa fund nga fansa e miq të këngëtarit të cilët janë lutur për një shërim sa më të shpejtë të tij.

 

Link: https://www.facebook.com/k.violina

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2GD8tul3F4/