ShowBiz

Pushime luksoze në Abu Dhabi, Ledina i dedikon fjalët emocionuese bashkëshortit

Këngëtarja shqiptare Ledina Çelo po shijon aktualisht pushimet në Abu Dhabi së bashku me familjen e saj.

Që prej momentin që është martuar dhe është larguar nga Shqipëria, Ledina është shfaqur gjithnjë e më rallë në skenat shqiptare, por e shohim vazhdimisht aktive në rrjetet sociale.

Në disa foto të postuara së fundmi, Ledina pozon me bikini në resortin luksoz ku po punon dhe duket shumë në formë.

Ndërsa në një tjetër postim të mëvonshëm, ajo shfaqet me të shoqin në një foto bardh e zi.

Ajo që të bie në sy në këtë foto, është mesazhi i veçantë që ajo ka për bashkëshortin e saj.

“E vetmja gjë më e mirë se sa të të kem ty për bashkëshort, është që fëmijët tanë kanë një baba si ty”, shkruan Ledina në foton e përbashkët, duke emocionuar me dedikimin e rallë për të shoqin.

Me këtë mesazh duket se kanë rënë dakord edhe fansat e këngëtares të cilët e kanë komplimentuar çiftin dhe veçanërisht bashkëshortin e saj.

https://www.instagram.com/p/B3CoOy0CQCi/

Link: https://www.instagram.com/p/B3CoOy0CQCi/

https://www.instagram.com/p/B3FAuCgi7BK/

Link: https://www.instagram.com/p/B3FAuCgi7BK/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxUdOcLnTDY/