Të gjithë u habitëm kur Anwar Hadid lyejti flokët në ngjyrë të verdhë duke u transformuar krejtësisht.
Ngjyra e re e flokëve te tij është mirëpritur nga e dashura Dua Lipa e cila madje u bë edhe vetë bionde.
Por duket se eksperimentet e tij nuk mbaruan këtu.
Anwar vendosi që të ekperimentonte me një tjetër ngjyrë flokësh, duke e bërë gjysmën e kokës në ngjyrë rozë, ndërsa gjysmën bionde.
Ky ndryshim duket se ka habitur miqtë dhe ndjekësit e tij, të cilët nuk po e kuptojnë se çfarë po ndodh me të.
Ndërkaq duke parë se sa e ka pëlqyer Dua modelin e flokëve të të dashurit, nuk është çudi që edhe atë ta shohim së shpejti me flokët ngjyrë rozë.
https://www.instagram.com/p/B3JRsz7hTXO/Link: https://www.instagram.com/p/B3JRsz7hTXO/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2USjbpBrpJ/