Duke nisur nga kjo e shtunë të gjithë do të donin të kishin një opsion për ta ndarë ekranin më dysh.
Motrat Vjollca do të jenë të dyja çdo të shtunë në ekran, në të njëjtin orar, por në televizione të ndryshme.
Dilema se kë do të shohim fundjavave nisi që në momentin kur Marina njoftoi se këtë të shtunë fillon “Klanifornia Show”.
Të shumë janë fansat që e kanë pyetur moderatoren se kë duhet të ndjekin pasi janë fansa të të dyja motrave dhe sigurisht që të dyja spektaklet rezervojnë surpriza të shumta.
Por një zgjidhje mjaft interesante ka dhënë Marina e cila ju thotë fansave që një sy ta mbajnë nga Luana dhe një sy nga ajo.
Duke pasur parasysh marrëdhënien e veçantë që kanë dy motrat me njëra tjetrën, nuk kishte si të ndodhte ndryshe, megjithatë përballja e tyre konsiderohet vërtetë e veçantë pasi publiku duke nisur që nga kjo e shtunë do të jetë në hall të madh.
Link: https://www.instagram.com/marina_vjollca/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B281NiBHCQR/, https://www.instagram.com/p/B2oy8THFN32/