ShowBiz

Stresi dhe Kejsi nuk qenkan ndarë, reperi sapo na habiti me deklaratën

Ata të dy ishin çifti më i dashur për publikun, por prej disa muajsh po përflitet për nje ndarje mes tyre.

Reperin Stresi dhe të dashurën e tij Kejsin i kemi parë gjithë kohës bashkë dhe të dashuruar, por së fundmi në media u përfol gjatë për një ftohje të marëdhënies mes tyre.

Por ka qënë Stresi ai që më në fund e ka thyer heshtjen dhe ka sqaruar të gjithë situatën.

Në një intervistë në “Top Channel”, në emisionin “Ftesë në 5”, ai ka sqaruar se nuk është ndarë nga Kejsi, por janë thjesht në një periudhë pause dhe reflektimi.

Gjatë intervistës Stresi në një farë mënyrë e ka pranuar një pjesë të fajit duke e konsideruar vetën mistrec.

Gjatë intervistës ai është ndalur gjithashtu edhe tek periudha që ka kaluar në burg.

Reperi tha se nuk ka kaluar keq në burg dhe nuk është mërzitur, pasi kalonte dita shumë shpejt me aktivitete të ndryshme.

I vetmi person për të cilin jam mërzitur aty thotë Stresi është nëna, pasi e dija që ajo mërzitej për mua.

https://www.instagram.com/p/B3IAXw1nu3Q/ https://www.instagram.com/p/B3INeoPHBTg/

Link: https://www.instagram.com/bietasulo/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3IfWgQJZdo/https://www.instagram.com/p/B0ayxWtgK3E/