Moderatorja Bieta Sulo ka vendosur të ketë një ndihmës special në kuzhinë mëngjesin e sotëm.
Në disa video e foto të shpërndara në instagramin e saj Bieta na tregon se çfarë po përgatit për mëngjes dhe kush po e ndihmon.
Në foto Bieta shfaqet fillimisht me të birin, ndërsa kanë përpara reçel, djathë dhe llokuma të Kosovës siç i quan Bieta ato që ka gatuar.
Ndërsa më pas në një tjetër video shfaqet vogëlushi Kroi Art i cili përpiqet me duart e tij të vogla të hapë brumin për të përgatitur mëngjesin.
Videoja që ka shpërndarë moderatorja ka marrë shumë pëlqime dhe komente pozitive.
Fansat dhe miqtë e moderatores kanë komplimentuar vogëlushin dhe përpjekjet e tij për ti ardhur në ndihmë mamit.
https://www.instagram.com/p/B3MGiytHaaP/ https://www.instagram.com/p/B3MHhODHZJF/Link: https://www.instagram.com/p/B3MGiytHaaP/, https://www.instagram.com/p/B3MHhODHZJF/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BxU4sTqnIut/