ShowBiz

Këngëtarja nuk gjen rehat, pas ndarjes nga burri dhe e dashura, tani në lidhje me ishin e shoqes

Këngëtarja Miley Cyrus që pas njoftimit për ndarjen nga bashkëshorti ka vendosur ti provojë të gjitha.

Vetëm një ditë më pas ajo u shfaq në Capri me të dashurën e re blogeren Kaitlynn Carter në momente intime.

Por duket se edhe kjo lidhje e re e këngëtares do të merrte fund shumë shpejt, vetëm dy muaj pas lidhjes ato të dyja nuk po jetojnë më bashkë dhe mesa duket Miley vendosi shumë shpejt ta zëvendësojë këtë herë sërish me një mashkull.

Ajo është parë të puthet me shokun e saj të ngushtë Cody Simpson i cili është ish i dashuri i Gigi Hadid me të cilën këngëtarja ka pasur dikur miqësi për hir të Codyt.

Ata të dy ishin duke drekuar në një restorant në Los Angeles, kur Miley në një moment ngrihet afrohet dhe puth në buzë Codyn.

E gjithë kjo skenë është dokumentuar nga një fanse e këngëtares e cila e postoi këtë moment në rrjetet sociale.

 

Link: https://www.tmz.com/2019/10/04/miley-cyrus-kissing-australian-musician-cody-simpson-kissing-friends/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1CQnO0JWoi/