Një ditë më parë reperi Stresi foli për herë të parë për marëdhënien e tij me Kejsin, pas gjithë zhurmës për ndarje mes tyre.
Ai tha se për momentin janë në një pauzë, ndërsa në një farë mënyrë bëri fajtor veten, duke u vetëquajtur mistrec.
Duke ju referuar Kejsit, reperi shprehu githë konsideratën për të, duke e konsideruar si një nga ato vajzat e ralla që është vështirë ti gjesh.
Pas një deklarate të tillë vjen edhe reagimi i Kejsit.
Ajo ka postuar një foto në instagramin e saj ku shfaqet në një yacht mjaft sensuale ndërsa shkruan: “Kur pusi thahet, atëherë e kupton rëndësinë e ujit”
Ky mesazh, duket si një përgjigje e prerë dhe thumbuese, kundrejt deklaratës së Stresit dhe asaj çfarë ka ndodhur midis çiftit.
Kejsi aktualisht jeton në Kanada, ndërsa këngëtari po vijon me projektet e tij muzikore në Shqipëri.
https://www.instagram.com/p/B3LByxZA8n5/Link: https://www.instagram.com/p/B3LByxZA8n5/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0ayxWtgK3E/, https://www.instagram.com/p/B3IfWgQJZdo/