Ish presidenti amerikan Barak Obama dhe bashkëshortja e tij Michell bënë plot 27 vite bashkë.
Por edhe pas kaq vitesh çifti i famshëm, duken të dashuruar si ditën e parë e ndoshta edhe më shumë.
Në një foto të shpërndarë në instagramin e tij ku shfaqet së bashku me të shoqen, ish presidenti shkruan një mesazh mjaft emocionues.
“Siç thonë edhe Beatles, po bëhet më mirë me kalimin e kohës. Faleminderit e dashur për 27 vite të mrekullueshme”, shkruan ai në komentin që shoqëron foton ku ata të dy shfaqen me kurriz në një fushë duke parë perëndimin e diellit.
Ish presidenti ka marrë urime të shumta nga miq e fansa të tij, ndërsa të shumtë janë ata që e kanë konsideruar si një presidentët më të mirë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
https://www.instagram.com/p/B3KK3xNgy7G/Link: https://www.instagram.com/p/B3KK3xNgy7G/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BfLwpWoHfUo/