ShowBiz

Loredana thumbon publikisht Mozzikun, ndërsa e quan ish të dashur

Që prej momentit kur u përfolën për ndarje, ata të dy kanë bërë vazhdimisht deklarata thumbuese ndaj njëri tjetrit.

Lojën e nisi fillimisht Mozzik, i cili na la të kuptonim se tradhëtia mund të ishte motivi i ndarjes, duke thënë se nuk i fal njerëzit që luajnë me besimin e tij.

Sot është Loredana ajo që na ka habitur me deklaratën e saj.

“Nëse nuk je i lumtur me jetën tënde për momentin, atëherë kujtohu që dikush aty jashtë po njeh ishin tënd dhe kujton se ai është një njeri special”,shkruan këngëtarja.

Me këtë tekst ajo sapo e quajti Mozzikun ishi dhe mbi të gjitha sapo na tregoi se ai nuk qenka dhe aq special.

Kjo duket se sapo i vuri vulën dyshimeve, mesa duket ata të dy janë ndarë përfundimisht dhe tashmë nuk kemi më dyshime.

Link: https://www.instagram.com/loredana/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BynWC6tCyg2/