Ylli i “Pretty little liars”, Shay Mitchell, e mbajti të fshehtë shtatëzaninë e saj për gati 6 muaj dhe jo pa arsye.
Ajo ka rrëfyer se në muajt e parë të shtatëzanisë ka vuajtur nga një depresion i rëndë.
32 vjeçarja ka thënë në një intervistë se është vetëizoluar për muaj me radhë, duke mos dashur të flasë me askënd.
Aktorja thotë se e ka përjetuar fillimin e shtatëzanisë si një traumë të vërtetë.
“Më dukej sikur do lajthisja”, shprehet aktorja e cila nuk ka folur me askënd deri në muajin e gjashtë, ndërsa më pas kur gjithçka u bë publiku, krejt papritur jam ndier më mirë, thotë Mitchell.
Aktorja nuk ka dashur në fakt të tregojë se si e kuroi depresionin, por ka dashur të dëshmojë se vetëizolimi nuk është gjë e mirë dhe në raste të tilla padyshim që duhet të kërkosh ndihmë për të dalë nga gjendja e vështirë.
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B1_zTuhFZYB/