Bankoku është qyteti që ka pasur më shumë vizitorë gjatë 2019.
Kryeqyteti i Tajlandës ka pasur deri tani një numër rekord vizitorësh ndërkombëtarë.
Në total Bankoku është vizituar që nga janari e deri tani nga 22.7 milion vizitorë, çka ka bërë që ky qytet t’ja kalojë edhe Parisit i cili renditet i dyti me goxha diferencë.
Numri i turistëve këtë vit në kryeqytetin francez është 19.10 milionë, për të vijuar më pas me Londrën në vendin e tretë me 19,01 milionë turistë.
Lista e qyteteve më të vizituara vijon më pas me Dubain të cilin e kanë vizituar 15.93 milion vizitorë, ndërsa në vend të pestë renditet Singapori me 14,67 milion vizitorë.
Nga shifrat e fundit rezulton se vendet aziatike janë gjithnjë e më shumë tërheqëse për vizitorët e huaj. Vitet e fundit, ato kanë njohur gjithmonë rritje të numrit të turistëve duke u renditur në destinacionet kryesore kryesisht të evropianëve.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/people-taking-pictures-during-daytime-186452/