ShowBiz

Eduardi rrëfen për raportin me djalin e Arbanës, ja çfarë plani ka ai për Jonin

Regjisori Eduard Grishaj ka organizuar premierën e filmit “Gjyshja”, ku morën pjesë personazhe të njohur të ekranit dhe ku padyshim nuk mungoi as moderatorja Arbana Osmani.

I ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, në “Top Channel”, regjisori sqaroi se moderatorja është një mbështetëse shumë e madhe e punës së tij.

Arbana ka qenë me të në çdo moment, duke e mbështetur për realizimin e filmit, ashtu si ai po e mbështet për realizimin e librit të saj me receta kuzhine.

Regjisori u shpreh gjithashtu se po mundohet që aparatin shumë shpejt t’ja lëjë Jonit, pasi ka frikë mos shëndoshet nga gjithë ushqimet e mira qe gatuan Arbana.

Me pak fjalë ai ka shpjeguar se ka një marrëdhënie shumë të mirë me të birin e moderatores, madje po tenton ti mësojë atij profesionin e fotografit.

Në premierën e filmit “Gjyshja”, regjisori falënderoi veçanërisht Arbanën për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë për realizimin e filmit.

https://www.instagram.com/p/B3XaPHilJVn/

Link: https://www.instagram.com/p/B3XaPHilJVn/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B3VJ1GDAPx_/