Linda Halimi është një këngëtare mjaft e njohur për zërin e saj karakteristik, por gjithashtu edhe një person me vullnet të hekurt.
Vetëm falë palestrës dhe dietave të rrepta këngëtarja ka pësuar një ndryshim drastik në pamje, duke u dobësuar në mënyrë të habitshme.
Ajo vazhdon të ushtrohet rregullisht në palestër, ndërsa disa foto e video të ndryshme i poston herë pas herë edhe në instagram.
Këtë herë ajo ka postuar një video ndërsa ushtrohet në palestër, por duke u frymëzuar nga kënga në sfond, ndërpret ushtrimet për të bërë twerk.
Mbi këtë video këngëtarja shkruan: “Beyoncé më shtyu ta bëja këtë”, ndërsa në fund të kërcimit shpërthen në të qeshura.
Këngëtarja jeton dhe punon prej disa vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa aktualisht ka menduar të rishfaqet me projekte të reja edhe në Shqipëri.
https://www.instagram.com/p/B3Ver5Lhh09/Link: https://www.instagram.com/p/B3Ver5Lhh09/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BOkKh7wj5v3/