Të gjitha femrat duan të kenë flokë të gjata dhe të shëndetshme, por jo gjithmonë flokët rriten shpejt dhe aq në pak shëndetshëm.
Megjithatë pavarësisht dëmtimeve që mund të pësojë floku ekzistojnë disa ushqime që nëse konsumohen rregullisht do t’ju ndihmojnë për rritjen e flokëve në kohë rekord.
Ekspertët na këshillojnë disa ushqime të cilat do të bëjnë që flokët tuaja të rriten me disa centimetra për pak javë.
- Vezët
Përmbajnë proteina, elementi kryesor për rritjen e flokëve. Është mirë të konsumohen të ziera ose të gjalla nëse janë vezë të freskëta fshati.
- Boronicat
Janë të pasura me vitaminë C e cila ka antioksidantë të fuqishëm që ndikojnë jo vetëm në rritjen por edhe shëndetin e flokëve.
- Spinaqi
Është mjaft i shëndetshëm, i pasur me vitaminë A dhe C. Konsumimi i shpeshtë i tij i sjell jo vetëm flokëve por edhe organizmit një sërë përfitimesh.
- Patatet e ëmbla
Ato janë të pasura me beta karrotenë të cilën trupi e shndërron në vitaminë A e cila siç u përmend edhe më sipër është elementi kyç për zgjatjen e flokëve.
- Avocado
Ky frut i jashtëzakonshëm për organizmin është një burim i vitaminës E e rëndësishme për rritjen e flokut. Një avocado mesatare përmban sasi të mëdha të kësaj vitamine të rëndësishme për organizmin.
Link: https://www.healthline.com/nutrition/foods-for-hair-growth#section13
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/shallow-focus-photography-of-woman-in-white-mini-dress-near-tress-748873/