Xhensila dhe Besi ishin të ftuar special në premierën e filmit “Gjyshja”, të regjisorit Eduard Grishaj.
Këngëtarja si gjithmonë ka shkëlqyer me veshjen e saj elegante dhe paraqitjen e veçantë.
Ajo është shfaqur në premierë me një fund të zi elegant poshtë gjurit dhe një këmishë të bardhë me supet e zbuluara.
Ndërsa aktori është shfaqur disi më sportiv, por të dy bashkë bëjnë një prej çifteve më të bukura të mbrëmjes.
Xhensila ka postuar në instagramin e saj disa foto edhe me regjisorin ndërsa shkruan: “Urimet më të mira për ty”.
Këngëtarja është komplimentuar veçanërisht për elegancën e saj, fansat e kanë përgëzuar për paraqitjen me komente pozitive.
https://www.instagram.com/p/B3Wzu-ZBEyz/Link: https://www.instagram.com/p/B3Wzu-ZBEyz/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BqZieqQgCSQ/